Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë në burg mikun e Eri Zefit, dyshohet se e nxori në pritë


Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Gjovalin (Mikel) Alinë, një nga personat që dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Eri Zefit.

Ditën e djeshme policia lajmëroi se Alia ishte vetëdorëzuar në polici, pas negociatave të uniformave blu me familjarët e tij.

Eri Zefi u vra në datën 2 tetor në Zall Xhuxhë të Mirditës. Trupi i tij u gjet pak metra larg Rrugës së Kombit dhe dyshimet e para ishin për gjakmarrje. Vëllai i tij, Ndue Zefi, akuzohet se në shkurtin e këtij viti vrau fqinjin e tij Martin Ndreca, në Durrës.

Për shkak të frikës nga hakmarrja, Zefi qëndronte i ngujuar por Alia e kishte nxjerrë nga shtëpia me arsyetimin se kishin një punë bashkë.

Alia i cili mendohet se ishte shoku i tij u ngushtë, akuzohet se e ka nxjerrë Zefin në pritë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *