Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Samitin e Ohrit: Kosova u vetëpërjashtua


Sot do të zhvillohet samiti i Ohrit i cili ka mbledhur bashkë liderët e Ballkanit. Në një konferencë të përbashkët, kryeministri Edi Rama tha se Kosovën nuk e ka përjashtuar njeri por është vetëpërjashtuar nga samiti.

“Dua të falenderoj Zaev për organizimin e shkëlqyer dhe për mikpritjen. Është e shkruar në dokumentin e Novi Sadit dhe është e përsëritur se nuk është ideja të ndajmë Ballkanin Perëndimor por të përfshijmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.  

Është një nismë që vjen si veprim i brendshëm pa patronazh nga jashtë. Miqtë tanë ishin këtu të pranishëm dhe ishin të ftuar dhe jo ftues. Ky nuk është një problem. Në mbledhjen e radhës në Durrës do jetë edhe pasardhësi i Mogherinit i cili do të marrë pjesë në këtë proces si një vazhdimësi. Mali i Zi dhe Bosnja kërkuan kohë por më pas gjithçka është rënë dakord të përshihet edhe Kosova. Nuk do i shmangem thënieve që lidhjen me Kosovën. Dua të jem sa më i qartë me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë. Nuk është ky momenti për ta shpjeguar këtë por së pari në kujtesën time jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet e zeza mbi të bardhë në këtë nismë, në Sofje, Londër, Poznan Trieste, Durrës, Shkup.

Mesa kujtoj nuk më rezulton se Serbia dhe Bosnja e kishin njohur Kosovën por kjo nuk i ka penguar liderët e saj të marrin pjesë dhe të flasin në emër të Kosovës.

Së dyti në kujtesën time u desh një kohë jo e shkurtër që Kosova të pranohej në tavolinë nga Serbia dhe Bosnja sepse asnjëra nga dy palët nuk kishte pranuar. Pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim. Nuk e gjej dot interesin nga rikthimi viteve me vetëpërjashtim.

Bashkëpunim rajonal dhe jetësimi i 4 lirive të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit nuk do të thotë se Shqipëria ka ndërruar qëndrim ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës por moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye për vetpërjashtim të papritur apo që Shqipëria dhe Kosova të mos mbrojnë intesat që kalojnë ërmes gjithëpërfshirjes. Një pyetje e thjeshtë do ndihmonte shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës: A do donin të vazhdonte historia me njerëz që mbajnë radhë dhe mallra që presin apo që të çelej plotësisht kufiri për 4 lëvizjet e lira.

Heqja e kufirit nuk është një Mini Shengen. Duke qenë gjithë jetën 180 cm nuk jam ndjerë kurrë pjesë e një mini. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të lëvizin lirisht pas pasur pengesa absurde që përkthehen në kosto që ne i humbim nga ky lloj barrikadimi pas kufinjve që i ka ikur koha. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të zhduket”, tha Rama.

Kryeministri tha se aamiti i radhës i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Durrës me 21 Dhjetor. Ai tha se aty duhet të jenë pjesë të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *