Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër goditje për presidentin Trump, qyteti i Nju Jorkut njofton anulimin e kontratave me kompaninë e tij


Një tjetër goditje vjen për presidentin Donald Trump nga demokratët. Qyteti i Nju Jorkut i cili drejtohet nga një kryebashkiak demokrat, po kërkon të ndërpresë marrëdhëniet e tij të biznesit me Organizatën Trump, kjo si një përgjigje ndaj sulmit të javës së kaluar të mbështetësve të presidentit ndaj Kapitolit të SHBA.

Në ditën kur presidenti Donald Trump përballet me një process të dytë për shkarkimin e tij, zyrtarët në Nju Jork njoftuan planet për të përfunduar menjëherë kontratat e Organizatës Trump për operimin e një karuseli dhe dy pistave të patinazhit në Parkun Qendror që gjenerojnë rreth 17 milionë dollarë në vit në të ardhura për kompaninë.

“Sulmet ndaj Kapitolit tonë vranë një oficer policie, lanë të vrarë katër protestues, ekspozuan ligjvënësit ndaj Covid-19 dhe kërcënuan transferimin kushtetues të pushtetit.”- thuhet në një deklaratë të publikuar këtë mëngjes nga zyra e kryebashkiakut Bill de Blasio, citon CNN.

Një numër biznesesh private kanë njoftuar gjithashtu se nuk do të bënin më biznes me organizatën Trump për shkak të komenteve të presidentit për mbështetësit para sulmit në Kapitol. Ato përfshijnë dhe dy nga bankat e tij, Deutsche Bank dhe Signature Bank.

Organizata Trump u zotua të luftojë kundër këtij vendimi të qytetit.

 “Edhe një shembull tjetër i paaftësisë dhe mosrespektimit të qartë të kryebashkiakut de Blasio për faktet.”– tha kompania në një deklaratë. “Qyteti i Nju Jorkut nuk ka të drejtë ligjore për t’i dhënë fund kontratave tona dhe nëse ata zgjedhin të vazhdojnë me këtë, ata do t’i detyrohen Organizatës Trump mbi 30 milion dollarë. Ky nuk është asgjë më shumë sesa diskriminim politik dhe ne planifikojmë ta luftojmë atë fuqimisht”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *