Vendosni fjalën kyçe....

Në një konflikt Kore e Veriut-Japoni, koreanojugorët do mbështesnin Kim Jong-un – Sondazhi


Në lajmet që mund të shokojnë shumë persona jashtë Gadishullit Korean, një studim i fundit zbuloi se në një konflikt mes Koresë së Veriut e Japonisë, shumica e koreanojugorëve do ishin në krah të fqinjit të tyre në veri.

Sondazhi, i titulluar ‘Situata në Azinë Verilindore dhe Perceptimi i Koreanëve të Jugut’, zbuloi se 45.5 përqind e të anketuarve do të mbështesin Korenë e Veriut, ndërsa vetëm 15.1 përqind do të mbështesin Japoninë, teksa 39.4 përqind ishin të pavendosur.

Sondazhi, i cili u krye nga një institucion i sponsorizuar nga qeveria, përfshiu 1000 pjesëmarrës dhe u krye mes vitit 2018 dhe tetorit 2019.

Gjetjet u prezantuan të mërkurën në Forumin e 11-të vjetor të Paqes të Institutit Korean për Bashkimin Kombëtar.

Të dy Koretë u pushtuan nga Japonia për pjesën më të madhe të gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Vetëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe fillimit të Luftës së Ftohtë, Gadishulli Korean u nda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *