Vendosni fjalën kyçe....

Berisha tjetër denoncim për atentatin ndaj Ndojit: I përfshirë dhe Erion Braçe


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Sipas një qytetari i cili i shkruan Berishës, në atentatin e prokurorit dyshohet të jetë përfshirë edhe zëvendëskryeministri, Erion Braçe.

Në këtë denoncim flitet për një takim mes kreut të bashkisë Lushnjë, Fredi Kokoneshi, zv.kryeministrit Erion Braçe, dhe një personi të shpallur në kërkim për vrasje, Orges Bilbili.

“Braçe i pluhurit me Kokoneshin e tij trafikant akuzohën të implikuar në atentatin e Shkozetit! Lexoni denoncimin e qytetares dixhitale! sb

Përshëndetje doktor, jam një qytetare nga Lushnja. Doja të bëja një denoncim për sa i përket atentatit të prokurorit Arjan Ndoji.

Para disa ditësh, në një lokal këtu në zonë është parë kryetari Fredi Kokoneshi me një person, ishte rreth 25 vjeç, djalë i ri bjond dhe i thërriste Gest. Të linte përshtypjen si Orges Bilbili dhe më mbrapa ka ardhur zv.kryemistri Braçe. Në bisedë e sipër z.Kokoneshi ka thënë e duam ta shikojmë të katandisur atë prokuror, u bë ai të dali kundër nesh. Të lutem, jam familjare dhe dua të jem anonime se s’kam ndërmend të kem fatin e shumë njerëzve të vrarë këtu.”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *