Vendosni fjalën kyçe....

Autoritetet greke: Hyrja nga Kakavija vetëm për automjetet me zinxhirë, ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda


Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër ka njoftuar se ditën e sotme autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit.

Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zinxhirë.

Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmiresim të kushteve të motit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *