Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit në Irak “pushtojnë” konsullatën iraniane, djegin goma e ulin flamurin (Video)


Dhjetëra protestues irakenë  kanë sulmuan konsullatën iraniane në qytetin e shenjtë shia, Karbala, duke kapërcyer muret e ndërtesës, duke zbritur flamurin iranian dhe duke e zëvendësuar atë me një nga Iraku.

Pamjet nga skena tregojnë protestuesit që djegin goma dhe hedhin bomba ‘Molotov’ rreth ndërtesës. Sipas raportimeve, policia gjuajti e plumba të vërtetë protestuesit lë në përpjekje për të shpërndarë turmën. Sipas mjekëve të spitalit, tre protestues janë vrarë gjatë ngjarjes.

Sulmi mbi konsullatën vjen disa ditë pasi kleriku i fuqishëm shiit irakian, Ali Sistani, tha se Iraku nuk duhet të ndikohet nga asnjë ‘aktor rajonal ose ndërkombëtar’.

Protestat mbarëkombëtare kundër qeverisë filluan në tetor fillimisht kundër korrupsionit, mungesës së shërbimeve themelore dhe papunësisë, duke u zgjeruar më vonë në kërkesa për dorëheqjen e udhëheqjes politike të Irakut.

Incidenti i fundit në konsullatë nuk është hera e parë që qyteti i Karbala ka qenë skena e betejave në rrugë në valën e vazhdueshme të protestave. Më 28 tetor, të paktën 14 protestues u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën gjatë një demonstrate antiqeveritare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *