Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Në fund të turit do shpalosim platformën që do ofrojë zgjidhje për rininë


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar nisjen e turit me rininë të cilin të parin e zhvilloi në Elbasan.

Basha shkruan në rrjetet sociale se në përfundim të të gjithë rrugëtimit do shpaloset një platformë që do ofrojë zgjidhje konkrete që të rinjtë të mos largohen.

Postimi i plotë:

Nisëm sot plot energji nga Elbasani “Rrugëtimin për Shqipërinë” bashkë me të rinjtë e këtij qyteti.

Rinia është investimi më i madh që do të na kthehet në të ardhmen. Ndaj zotimi i parë i PD dhe i imi, është kthimi i shpresës për rininë dhe për shqiptarët.

Në fund të rrugëtimit me rininë, do të ofrojmë një platformë të plotë me zgjidhje konkrete të cilat do ti japin atyre arsye për të mos e braktisur më vendin, por për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu, në Shqipëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *