Vendosni fjalën kyçe....

Ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve, opozita kërkon që të mbahet me dyer të hapura


Është ndërprerë për disa minuta seanca në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet heqja ose jo e imunitetit të Arben Ahmetajt, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.

Sipas raportimit të mediave, opozita ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, por ka pasur replika nga ana  e maxhorancës.

Deputeti Ervin Salianji mësohet se i është drejtuar deputetes së PS Ermonela Felajt duke i thënë se është në konflikt interesi dhe ndaj e kërkon mbledhjen me dyer të mbyllura.

“Je e përfshirë njësoj dhe je pjesë e dosjes dhe prandaj e kërkon të mbyllur mbledhjen”, është shprehur ai.

Kujtojmë se vetë Ahmetaj nuk merr pjesë në mbledhje, por do të përfaqësohet nga avokatët e tij.