Vendosni fjalën kyçe....

Rasti i çuditshëm në Vlorë – Dy persona me të njëjtin emër shkaktojnë aksident në një ditë


Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Vlorë tre ditë më parë, ku dy persona me të njëjtin emër e mbiemër shkaktuan aksident.

Bëhet fjalë për dy persona me emrin Kristi Dano.

Aksidenti i parë ndodhi në fshatin Bestrovë, rreth orës 15 e 20, ku 24-vjeçari Kristi Dano goditi me mjet dy çiklistë francezë.

Gruaja ndërroj jetë rrugës për në spital kurse burri shpëtoi, ndërsa autori i ngjarjes u arrestua.

Aksidenti në Bestrovë

Pak orë pas aksidentit të parë, një tjetër ndodhi në qytetin bregdetar, kësaj here te rruga e spitalit. Një furgon goditi një grua, e cila mori dëmtime të lehta.

Për çudi, edhe autori i aksidentit të dytë kishte emrin Kristi Dano.

Aksidenti tjetër te rruga e spitalit, 2 orë më vonë