Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Durrës, çfarë thotë policia (Njoftimi zyrtar)


Policia ka dhënë hollësi të tjera lidhur me përplasje me armë te Mbikalimi i Shkozetit ku sipas saj janë plagosur 3 persona.

Sipas bluve, ndër 3 të pagosurit drejt spitalit të Traumës është nisur 30-vjeccari me iniciale A.M., pasi ndodhet në gjendje më të rëndë kurse dy personat e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa fton qytetarët që mund të kenë njohur për ngjarjen që të ndihmojnë për zbardhjen e saj.

Policia Durrës/ Informacion paraprak

Ne aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A. L., 48 vjeç, A. N., 44 vjeç dhe A. M., 30 vjeç.

Shtetasi A. M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *