Rreth një vit më parë, teksa vizitonte Kukësin, kryeministri Rama prezanonte me pompozitet projektin e aeroportit të ri të këtij qyteti.
Ai e shoqëronte prezantimin edhe me një postim në Facebook, ku paralajmëronte se pas një viti, projekti do ishte dhe më i bukur se ai i prezantuar në formatin 3D.
Në fjalën e tij përpara kuksianëve që kishin dalë për ta pritur dhe po e dëgjonin, Rama tha se ndërtimi dhe vënia në funksion e aeroportit do hapte shumë vende pune për banorët e zonës, do vitalizonte ekonominë e rajonit si dhe do ndihmonte në lëvizjen e qytetarëve.
Sot një vit më pas, përveç faktit që projekti i prezantuar ishte i kopjuar nga projekti i një aeroporti në Gjeorgji, nuk kemi dëgjuar ende ndonjë aeroplan të jetë ulur në Kukës.