Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehet në Tokë avioni misterioz i Forcave Ajrore Amerikane, pas misionit 2-vjeçar në hapësirë (FOTO)


Rikthehet në Tokë pas një misioni dy-vjeçar në hapësirë, avioni misterioz i Forcave Ajrore Amerikane.

Avioni “X-37B” zbarkoi mëngjesin e së djelës në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s, në Florida. Forcat Ajrore s’ka dhënë detaje për atë që bëri aeroplani në orbitë pasi u hodh me një raketë SpaceX në vitin 2017. Misioni 780-ditor vendos një rekord të ri për automjetin testues, shkruan Associated Press.

Sipas zyrtarëve, ky mision i fundit përfundoi me sukses objektivat e tij. Eksperimentet nga Laboratori i Kërkimit të Forcave Ajrore ishin në bord.

Ky ishte fluturimi i pestë në hapësirë i një mjeti të këtij lloji. Fluturimi i gjashtë është planifikuar vitin e ardhshëm me një tjetër nisje nga Cape Canaavayê. Sipas sekretares së Forcave Ajrore, Barbara Barrett: “Secili mision i njëpasnjëshëm përparon aftësitë hapësinore të kombit tonë.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *