Vendosni fjalën kyçe....

Konfliktohen 3 familje në Kukës, plagosen 2 persona


Një konflikt me motive pronësie ka ndodhur në Kukës. Është dashur ndërhyrja e policisë e cila ka ndaluar përshkallëzimin e tij. 3 familje janë konfliktuar mes njëra tjetrës.

Në pranga kanë rënë 3 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia ndaloi  A. L., 38 vjeç, R. L., 31 vjeç, (vëllezër), dhe D. L., 31 vjeç, banues në fshatin Zall-Lusen.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në fshatin Zall-Lusen. Shtetasit A. L., R. L., dhe A. L., vëllezër, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur Zall-Lusen, për motive pronësie, kanë goditur me mjete të forta, mjete prerëse dhe rrethanore shtetasin M. Ç., dhe vajzën e tij, shtetasen G. Ç., të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Të dëmtuarit kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, arrestimi i shtetasit D. C., u bë pasi për motive pronësie, ka goditur me mjete të forta dhe rrethanore shtetasin R. L. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *