Vendosni fjalën kyçe....

Protesta masive në Kili, kërkohet dorëheqja e qeverisë


Qindra mijëra manifestues u mblodhën sot në sheshin e Santiagos për të protestuar kundër pabarazive social-ekonomike duke bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit konservator kilian, Sebastian Pinjera.

Duke kënduar këngë të periudhës së diktaturës së Augusto Pinoçet (1973-1990), manifestuesit u drejtuan në sheshin Plaza Italia, epiqendër e një kryengritjeje sociale të pazakontë shpërthyer një javë më parë në Kili, një prej vendeve më të qëndrueshme të Amerikës latine.

Qeveria u përgjigj shumë ashpër ndaj manifestimeve, gjë që rriti zemërimin e sindikatave, të cilët filluan grevat dhe lëvizjet shoqërore kundër qeverisë, kundër rritjes së kostos së jetesës, pabarazisë dhe korrupsionit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *