Vendosni fjalën kyçe....

Kurti takim me Ramën në Kryeministri


Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është takur mbrëmjen e sotme me kryeministrin Rama në zyrën ë këtij të fundit.

Takimi mes tyre ka nisur rreth orës 18:30 dhe vijon ende.

Nuk dihet se për çfarë po diskutojnë Kurti e Rama, ndërkohë që takimin e kishte lajmëruar më herët lideri i Vetëvendosjes para se të nisej për në Tiranë.

Mësohet se Kurti nuk ka qenë i shoqëruar nga eskorta gjatë vajtjes në zyrën e kreut të qeverisë shqiptare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *