Vendosni fjalën kyçe....

Xhaka i përgjigjet Evrasë: Ka njerëz që flasin shumë dhe thonë budallallëqe


Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, i është kundërpërgjigjur ish-lojtarit të Manchester United, Patrice Evra, pas sulmin e tij të ashpër ndaj ‘Topçinjve’.

Pas humbjes së pësuar nga Arsenal para pak ditësh në Premierligë në fushën e Sheffield United, Evra, u shfaq në emisionin  ‘Monday Night Football’ në ‘Sky Sports’ ku foli për rivalitetin me Arsenalin duke rrëfyer se kur luante futboll i quantë lojtarët londinezë ‘bebet e mia’.

Xhaka, 27 vjeç, ka reaguar ndaj francezit 38-vjeçar për komentet e tij duke thënë se ato janë ‘idiotësi’.

Mesfushori i Arsenalit shpjegoi: ‘Shumë njerëz flasin shumë. Unë kam shumë respekt për të sepse ai ishte një lojtar i shkëlqyr, por duhet të jesh i kujdesshëm në ato që thua. Shumë njerëz flasin shumë idiotësi. Për mua është e çuditshme sepse ata kanë qenë në të njëjtën situatë si ne.’ – shtoi Xhaka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *