Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon takimi i dytë VV-LDK, çfarë u vendos sot për qeverisjen e ardhshme


Pas përfundimit të takimit të dytë mes Vetëvendosjes dhe LDK-së janë publikuar temat që janë diskutuar mes palëve.

Përfaqësuesi i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se dy subjektet janë marrë vesh për koordinimin e agjendës për dy javët e e ardhshme.

“Njëjtë sikur në takimin e parë, ky takim u zhvillua në fyrmë shumë pozitive, me përafrim të qëndrimeve mes dy subjekteve politike. Ne sot e dakorduam agjendën e takimeve për dy javët e ardhshme. Kjo agjendë synon të orientohet drejt temave të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, të arsimit, shëndetësisë, rendit e ligjit dhe politikës së jashtme”, deklaroi ai, shkruan ‘Zëri.info.’

Abdixhiku më tej tha se sot në veçanti është folur rreth konstruktimit të qeverisë së ardhshme.

‘Në veçanti sot kemi diskutuar për formatin e qeverisë së ardhshme, për 12 ministritë, se si do të fuzionohen në ditët e para të qeverisë. Takimi i ardhshëm mbahet të hënën në orën 15:00 në zyret e LDK-së dhe çdo tri ditë pas çdo takimi do të ketë takime vijuese mes dy subjekteve politike’, ka shtuar ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *