Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti theu rekord më 6 tetor, sa vota mori vetëm ai


Albin Kurti ka thyer të gjitha rekordet me numrin e madh të votave që ka marrë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka publikuar shifrat e votave që ka marrë Kurti personalisht. Nagavci thotë se Kurti ka marrë plot 185 mijë vota nga qytetarët, numër që nuk është arritur asnjëherë nga asnjë politikan kosovar sipas mediave në Kosovë.

“185k Thyejmë rekorde. Sepse, me ♥”, ka shkruar Nagavci.

Në sistemin elektoral të Kosovës, me lista të hapura, votohet edhe për partinë edhe për individin.  Në zgjedhjet e fundit që janë mbjatur në qershor të vitit 2017, Kurti kishte marë 142 mijë vota.

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, Lëvizja Vetëvendosje doli e para duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike.

Albin Kurti pritet të bëhet kryeministër, pas koalicionit me LDK-në ku pritet edhe të ndahen pozitat në ditët në vazhdim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *