Vendosni fjalën kyçe....

Pengmarrje në Burrel, policia jep detajet


Katër persona kanë marrë peng një 31 vjeçar në Burrel. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 03:40 në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel.

Rreth kësaj ore, policia ka marrë një informacion se, po ndodhte një konflikt mes disa personave në këtë lagje.

Dyshohet se shtetasi me inicialet S. L., në bashkëpunim me tre persona të tjerë, nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet 31 vjeçarin me inicialet A. H.

DETAJET E POLICISË

Më datë 17.10.2019, rreth orës 03:40, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit dhe rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me shtetasit L. I., M. B., S.L., dhe I.K, për shkak të një konflikti të hershëm dyshohet se nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet shtetasin A. H., 31 vjeç dhe më pas e ka dërguar në banesën e shtetasit I. K., në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Falë reagimit të mënjehershëm të Policisë dhe hetimeve të kryera nga ekspertët e Policisë është bërë i mundur arrestimi i shtetasit:

  1. L., 32 vjeç, banues në Burrel.

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: S. L., 31 vjeç, L. I, 34 vjeç, M. B., 24 vjeç, të gjithë banues në Burrel.

Si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. K.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar nga Policia arma e zjarrit tip kallashnikov model 56, me 15 fishekë dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i përdorur nga këta shtetas.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe minicioneve luftarake”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *