Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra makina e forca policie mbërrijnë te Unaza e Re (Fotot)


Dhjetëra makina e forca policie ndodhen në zonën e Unazës së Re.

Ditët e fundit situata mes protestuesve dhe forcave të policisë është tensionuar pas ndërhyrjes së këtyre të fundit duke arrestuar disa banorë të zonës.

Këta të fundit protestojnë prej muajsh kundër prishjes së banesave të tyre në kuadër të projektit të Unazës së Re, që u pezullua pas shkeljeve në tenderin e njërit prej loteve të tij.

Ditët e fundit policia ka shoqëruar disa banorë të cilët akuzohen se kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme rrugën.

Pak ditë më parë hynë në fuqi ndryshimet e reja ligjore, të cilët ashpërsuan dënimet për disa vepra penale, ndër të cilat edhe bllokimi i rrugëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *