Vendosni fjalën kyçe....

Rama: 3 përfundimet e Venecias që konfirmojnë drejtësinë e qëndrimit tonë


Kryeministri Rama ka postuar në Facebook, 3 përfundimet thelbësore sipas tij që konfirmoi Komisioni i Venecias.

Kreu i qeverisë thekson se opinioni përfundimtar vërteton drejtësinë e qëndrimit të mazhorancës për 30 qershorit, para, gjatë dhe pas zhvillimit të zgjedhjeve.

“Tre përfundime thelbësore të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit.” – shkruan Rama në postimin e tij.

  1. Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor.
  2. Anullimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.
  3. Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anulloi zgjedhjet  dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në ligj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *