Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari i Metës për Ballën: Propozimet e Tao Tao-s gajasën të madh e të vogël në Komisionin e Venecias


Presidenca ka reaguar lidhur me diskutimet në Komisionin e Venecias për raportin që pritet të publikohet së shpejti, për presidenin e vendit Ilir Meta.

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka komentuar propozimet e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Blushi thotë se propozimet e Ballës, të cilin e quan “Tao Tao”, “gajasën të madh e të vogël në Komisionin e Venecias”.

Këshilltari i Metës i ka quajtur propagandë deklaratat e sotme të Ballës.

“Propozimet e Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias.
Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propagandën bajate me titra të porositura.
I kujtoj Tao Tao-s “hurin” që mori nga raporteri i çështjes për rrjedhjen në media të Draft-Opinionit, për keqpërdorim politik. Dhe nëse nuk është ftilluar akoma, ai dhe delegacioni që e shoqëron, le të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias, se ndoshta u bie stresi.
Sa për Presidentin, çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS.
Tani të gjithë të bashkuar të mbështesim kuqezinjtë në sfidën e mbrëmjes.”, shkruan Blushi.

Taulant Balla sugjeroi më herët se vendimi për raportin përfundimtar ishte marrë, duke thënë se kësaj radhe ishte i plotë dhe profesional. Ai shtoi se kishte bërë dhe disa sugjerime për amendimin e raportit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *