Vendosni fjalën kyçe....

4 të plagosur në Manchester, policia godet autorin e dyshuar me armë elektroshoku


Disa njerëz janë plagosur me thikë në një qendër tregtare në Manchester, sipas raportimeve.

Policia përdori një armë me elektroshok për të goditur personin e dyshuar që kreun sulmin, kurse zona është rrethuar nga efektivë të shumtë.

Burimet e policisë thanë për mediat lokale se katër persona u sulmuan me thikë pranë qendrës tregtare ‘Arndale’ të Mançesterit.

Nuk dihet nëse goditjet me thikë kanë shkaktuar ndonjë viktimë pasi të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Një video e postuar në mediat sociale tregon oficerët që godasin me armë me elektroshok një person teksa e shtrijnë përtokë.

Transporti publik në zonën përreth është mbyllur përkohësisht. Në një deklaratë të shkurtër të publikuar në ‘Twitter’, Policia e Manchesterit tha se ata iu përgjigjën një incidenti në qendër të qytetit ndërsa hollësi të tjera do publikohen së shpejti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *