Vendosni fjalën kyçe....

Debati për Kopshtin Botanik, Veliaj: Ta harrojë Mynyr Koni


Edhe pak ditë i kanë mbetur”, Veliaj për Kopshtin Botanik: Doktorët e palgjiaturave që sot janë drejtorë

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj tha se do të ndalet për t’i kaluar pronësinë e Kopshtit Botanik, bashkisë.

Ai sulmoi rektorin Mynyr Koni, duke thënë se edhe pak ditë i kanë mbetur në drejtimin e Universitetit të Tiranës.

 “Në këtë qytet jemi ndarë shumë qartë. Janë disa që e çojnë punën deri në fund, dhe ca të tjerë që nuk nxjerrin dot qimen nga qulli. Kjo PD që proteson sot i futi autostradën mes përmes Kopshtit Botanik. PD i ka vjedhë një copë Kopshtit. Fuqia më e madhe që transformon në një qytet është bashkia. Po të ishte për partinë e Lulit dhe Monës si ishte gjysma e dytë e liqenit. Shikoni e kanë pare ata të gjithë zonën e Farkës, këta doktorët e palgjiaturave që sot janë drejtorë, sot dalin si mbrojtës. Kush hajdutët e parë. Një parti që mori liqenin dhe një parti tjetër që futi autostradën mes për mes.

Këta flasin për të shkuarën, ne flasim për të ardhmen, dhe në mes të tetorit nis shkolla. Unë do të jem në Qytetin Studenti për inspektuar punimet atje dhe akomodimin e studentëve. Rektori i përket të kaluarës, ta harrojë, sa të jem unë kryetar bashkie. Sa të kem forcë, sa të kem shokë, sa të kem kuroja do të vazhdoj të bëj maksimumun në këtë qytet”, tha kryebashkiaku.

Ai shtoi se “Kopshti botanik s’është monpol i Mynyrit, por edhe i qytetarëve të Tiranës”.

Në vendimin e datës 17 korrik, qeveria njoftoi se Kopshti Botanik bëhet pjesë e pasurive të paluajtshme të Bashkisë së Kryeqytetit. Por ky vendim është kundërshtuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës që e çoi çështjen në Gjykatë Administrative. Opozita akuzon dyshen Rama-Veliaj se po e bëjnë këtë veprim me qëllim për të ndërtuar kulla në hapësirën e Kopshtit Botanik.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *