Vendosni fjalën kyçe....

Të paktën 100 persona u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës


Të paktën 100 persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria e Izraelit ka kryer në rajonin Jabalia në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, zyrtarët e shëndetësisë në Rripin e Gazës kanë theksuar se të paktën 100 persona u vranë dhe mbi 20 të tjerë u plagosën në sulmet që ushtria e Izraelit kreu në rajonin Jabalia.

Zyrtarët e shëndetësisë gjithashtu njoftuan se edhe 100 persona të tjerë ndodhen nën rrënoja.

Shumë persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur si pasojë e shënjestrimit me sulmet ajrore të ashpra të avionëve pushtues ndaj rajoneve veriore të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës si dhe si pasojë e shënjestrimit me goditje të rënda artilerie të rajoneve të ndryshme të qytetit.

Ndërkohë, teksa thuhet se ka pasur shpërthime të fuqishme në rajonin qendror të Rripit të Gazës, ende nuk është siguruar informacion nëse ka të vrarë apo të plagosur në ngjarje.