Vendosni fjalën kyçe....

“Rama shpërbleu kunatën e Arben Keshit për mbylljen e dosjes 184 me një vend në KLP” – Noka


Demokrati Flamur Noka, ka akuzuar kryeministrin Rama se shpërbleu Esmeralda Camin Keshin me një vend në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për mbylljen e Dosjes 184 për zgjedhjet në Dibër.

Noka shkruan se Cami është kunata e Arben Keshit, zyrtarit të policisë, emri i të cilit del në pëgjimet e Bild për blerjet e zgjedhjeve.

Në një intervistë për ‘Ora News’, ai tha se emërimi i Keshit në KLP, kunatës së Arben Keshit, i akuzuari kryesor në dosjen “184” ishte vetëm paradhënia për të mos ndëshkuar sipas tij  kunatin bandit dhe trafikant dhe kryeministrin.

“Dosja “184” nuk ishte rastësi që shkoi në Dibër sepse kryeprokurorja e Dibrës ishte kunata e kryekriminelit dhe kryeharbutit që bleu votat dhe ndryshoi rezultatin e votimeve në Dibër, Arben Keshit. Nuk është aspak rastësi që sot kjo zonjë zgjidhet dhe në KLP. Sepse nuk ka dy javë që ka shkuar dosja. Krimet e Rënda të masakruara nga Prokurorja Politike e Partisë dhe ajo zonja te Krimet e Rënda shkatërruan institucionin e Krimeve të Rënda. Siç shkatërruan dosjen e Saimir Tahirit, kështu bënë dhe me “339” dhe “184”. Dosja “184” kishte spec të djegës, ishte kryeministri.” – tha Noka.

Esmeralda Cami Keshi u zgjodh sot në KLP me 133 vota nga 253 të pranishëm, në vend të Gentian Osmanit të shkarkuar. Përballë saj kandidoi prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *