Vendosni fjalën kyçe....

“Asnjë force s’mund ta ndalojë popullin kinez” – Xi Jinping në 70-vjetorin e republikës


Pekini ka zbuluar armët e tij supersonike të afta të mbajnë ngarkesa bërthamore në paradën madhështore në sheshin Tiananmen, që shënon 70 vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Pas një ceremonie për ngritjen e flamurit, Presidenti Xi Jinping iu drejtua kombit, duke përshëndetur arritjet e vendit për shtatë dekada dhe foli me optimizëm për të ardhmen e Kinës.

“Populli kinez arriti të ngrihet në këmbët e tij dhe të nisë një udhëtim të shkëlqyeshëm të përtëritjes kombëtare,” tha ai.

“Asnjë forcë nuk mund të ndalojë popullin kinez dhe kombin kinez të përparojnë.” – shtoi Xi Jinping.

Në paradë u prezantuan armët e teknologjisë së fundit duke përfshirë raketat supersonike bërthamore, dronët që nuk kapen nga radarët, avionët luftarakë e plot armë të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *