Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit kundër bllokimeve të qeverisë tubohen në Vjenë (Video)


Kundërshtarët e vaksinimit të detyrueshëm dhe masave të tjera të rrepta kundër Covid mbajtën një vigjilje me qirinj në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë të dielën, pasi autoritetet zgjatën edhe një herë bllokimin për të pavaksinuarit.

Protestuesit marshuan nëpër qendrën e Vjenës me qirinj dhe drita, duke mbajtur tabela që shkruanin: “Kur padrejtësia bëhet e drejtë, rezistenca bëhet detyrë” dhe “Qëndroni larg fëmijëve tanë”.

Sipas mediave austriake në tubim morën pjesë 2,000 deri në 4,000 njerëz.

Tubimi “Deti i Dritave” u mbajt në përgjigje të një demonstrate me të njëjtin emër në Vjenë më 19 dhjetor, kur rreth 40,000 njerëz u mblodhën për të nderuar viktimat e pandemisë. Tubimi i javës së kaluar u organizua në mediat sociale nga mbështetësit e vaksinimit, tha gazeta Heute.

18 protesta kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe masave të tjera të rrepta Covid u mbajtën në të gjithë Austrinë të dielën. Protesta e radhës madhore pritet më 8 janar.

Austria është vendi i parë i BE-së që prezanton vaksinimin e detyrueshëm që do hyjë në fuqi më 1 shkurt 2022. Në fillim të javës së kaluar, parlamenti zgjati kufizimet e bllokimit për të pavaksinuarit edhe për 10 ditë të tjera.