Vendosni fjalën kyçe....

“Të pezullohet ndërprerja e sinjalit analog” – Vokshi i bën 4 pyetja AMA-s


Partia Demokratike e ka quajtur anti-kushtetues vendimin e AMA-s për të mbyllur transmetimin analog për Tiranën e Durrësin.

Në një reagim, demokratja Albana Vokshi, tha se ky vendim, është në shkelje të së drejtës së qytetarëve për informim.

Vokshi theksoi se nga vendimi në fjalë preken më shumë se 300 mijë hqiptarë të varfër të cilët nuk kanë asnjë mundësi të blejnë dekoder si dhe prek 36 televizone lokale private të cilët nuk kanë mundësi të përballojnë kostot e kalimit në transmetim dixhital.

“Vendimi i sotëm i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMAs) për mbylljen e transmetimeve analoge në Qarkun Tiranë dhe Durrës, është një akt i pashembullt i shkeljes të së drejtes kushtetuese për informim të qytetarëve nga Autoriteti i Medias. Nga ky vendim antikushtetues i AMA-s preket e drejta kushtetuese e mbi 300 mijë shqiptarë të varfër (vetëm në Tiranë, Durrës e Vlorë), të cilët nuk kanë asnjë mundësi të blejnë një dekoder. Vendimi mbyll 36 televizione lokale private, të cilët për shkak se nuk mund përballojnë kostot e larta financiare per të kaluar transmetimet e tyre në valët dixhitale të Radio Televizionit Shqiptar janë të detyruara të mbyllen.” – shkruan Vokshi.

Më tej demokratja thekson se qëllimisht, në sondazhin e publikuar nga AMA, ku rezulton se 16% e popullsisë në qytet nuk ka dekoder, nuk janë të dhënat për fshatin, ku numri i familjeve që privohen nga e drejta për informim, është shumë më i lartë.

“Vendimi për mbylljen e transmetimeve analoge u shty disa herë nën presionin e opozitës për të mbrojtur nga terri informativ qytetarët e pamundur, por qeveria nuk bëri asnjë veprim për të ndihmuar familjet në nevojë apo pensionistët. Sondazhi i vetë AMA-s tregoi se 16% e popullsisë në qytet nuk kanë dekoder. Të dhënat për fshatin qëllimshëm mungojnë, por për të gjithë është e qartë se numri i familjeve që privohen nga e drejta kushtetuese për informim për shkak të pamundësisë për të blerë dekoder, ështē shumë më i lartë. Shifrat zyrtare tregojnë se në qarqet Tirane, Durres dhe Vlore, 70.430 familje nuk jane pajisur me dekodera.” – shkruan më tej Vokshi.

Në fund të reagimi të saj, Vokshi i drejton 4 pyetje AMA-s si dhe i bën thirrje të pezullojë menjëherë vendimin e fikjes së sinjalit analog, derisa të gjitha familjet të pajisen me dekodera falas.

“Partia Demokratike i kërkon Autoritetit të Mediave Audiovizive të pezullojë menjëherë vendimin e fikjes së sinjalit analog derisa të gjitha familjet shqiptare të jenë pajisur me dekodera falas!

Partia Demokratike përsërit kërkesën qeverisë të bëjë transparencë urgjente për:

  1. Cila është ecuria e tenderave për blerjen e dekoderave për familjet në nevojë?
  2. Ku kanë shkuar 2.5 milionë euro për 2 tendera që duhet të pajisnin 80 mijë famijë me dekodera?
  3. Cilat jane familjet që janë pajisur me dekodera?
  4. Pse Grupi ndërinstitucional për implementimin e strategjisë dhe ndjekjen e gjithë procesit deri në kalimin e plotë në trasmetimet numerike l nuk funksionon prej më shumë se dy vjetësh?

Liria e shprehjes dhe e drejta për informim janë prerogativë në rrugën e Shqipërisë për në BE.” – mbyll Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *