Vendosni fjalën kyçe....

Shkolla suedeze detyron fëmijët të marrin pjesë në grevën alla Thunberg, “tërbohen” prindërit


Një shkollë në Suedi, ka përfunduar nën kritika të forta pasi tha se nxënësit e saj duhet të merrnin pjesë në një protestë për ndryshimin e klimës gjatë orarit të mësimit.

Shkolla Västangård në Umeå, Suedi, njoftoi prindërit dhe kujdestarët që pjesëmarrja në grevën kundër ndryshimit të klimës të së premtes së kaluar ishte e detyrueshme.

Sipas mediave lokale, disa drejtorë shkollash në Suedi kanë dhënë miratimin që studentët të largohen dhe të marrin pjesë në grevën në fjalë.

Shkolla në Umeå tha se nxënësit e saj duhet të marrin pjesë në këtë lëvizje. Vendimi është kritikuar nga prindërit e nxënësve në rrjetet sociale të cilët thanë se urdhri ishte jodemokratik dhe autoritar, duke i detyruar fëmijët të marrin pjesë në një lëvizje edhe nëse nuk dëshirojnë.

Këshilltari lokal Anders Ågren tha në një postim në “Twitter” se prindërve iu tha se shkolla e kishte marrë vendimin me kërkesë të Greta Thunberg.

Adoleshentja, e cila ka qenë në grevë kundër ndryshimit të klimës, u bëri thirrje të rinjve në të gjithë botën të zhvillojnë protesta globale në shtator për t’i nxitur udhëheqësit të ndërmarrin veprime mbi ndryshimin e klimës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *