Vendosni fjalën kyçe....

Irlanda e Britania e Madhe bëhen gati për “Lorenzon”


Stuhia “Lorenzo” është shndërruar në një stuhi të kategorisë 5, e para që është zhvendosur kaq shumë në lindje dhe veri, në Oqeanin Atlantikun. Meteorologët paralajmërojnë se stuhia e fuqishme ka të ngjarë të transferohet në Irlandë dhe Britani.

Bazuar në parashikimet aktuale, stuhia mund të shkojë në veri-lindje drejt Irlandës dhe Britanisë së Madhe, duke sjellë erëra të forta dhe shira deri të enjten në mbrëmje.

Qendra Kombëtare e Uraganit në SHBA tha të dielën se stuhia kishte arritur në forcën e kategorisë 5, me erëra të qëndrueshme 50 km në orë).

“Lorenzo” pritet që së pari të afrohet me Azoret, një arkipelag ishujsh të vegjël në mes të Atlantikut, përpara se të zhvendoset për në veri.

Stuhia pritet të dobësohet ndërsa udhëton, por parashikuesit këshillojnë njerëzit që jetojnë në trajektoren e saj që të tregojnë kujdes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *