Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Qëndrimi i LSI-së i ndryshëm por vendimet e koalicionit opozitar janë unanime


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në emisionin “Open” foli për qëndrimin e opozitës duke theksuar se të gjitha partitë mbajnë një vendim të unifikuar.

Kryemadhi shtoi se nuk kemi frikë nga Rama për tu përballur në zgjedhje.

Duhet të kuptojmë dy gjëra, është qëndrimi i opozitës së bashkuar dhe është një qëndrim që është shumë i qartë dhe është tjetër gjë se çfarë qëndrimi mban LSI-ja. Mos harroni që është një tryezë e partive opozitare që merr një vendim të unifikuar dhe këndvështrimi tjetër që ne flasim është ajo që unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë që ne nuk kemi frikë nga Edi Rama, sepse po e bëjmë sikur është Katallani që po na hedh zift.

Edi Rama është një njeri që e arriti kulmin e vet dhe tanimë është një kështjellë rëre që do të shpërbëhet pak nga pak. Mjafton të lexosh 9 kushtet e Bundestagut gjerman dhe e kupton se kush është Edi Rama. Mjafton të lexosh raportin e OSBE-ODIHR dhe e kupton se kush është Edi Rama”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *