Vendosni fjalën kyçe....

Xiaomi prezanton telefonin më të veçantë në botë, por edhe çmimin e ka të kripur


Kompania kineze, Xiaomi, ka prezantuar për herë të parë një telefon që është i gjithi ekran në të gjitha drejtimet. Koncepti është zhvilluar brez pas brezi me Mi MIX 2 dhe Mi MIX 2S.

Me këtë telefon, Xiaomi po bën diçka unike dhe futuriste. Mi MIX Alpha është një tjetër hap i madh përpara për Xiaomi, pasi vjen me një ekran që përfundon rreth skajeve dhe vazhdon në pjesën e prapme.

Kjo bën që të shfaqet një ekran i dyanshëm por pa asnjë ndërprerje përveç një shiriti të hollë për montimin e kamerës.

Mi MIX Alpha nuk ka një kornizë anësore të dukshme dhe të gjitha antenat për lidhjen 5G janë vendosur brenda shiritit të hollë. Telefoni ka kamera të trefishtë dhe ka sensorin e kamerës 108 ISP Samsung ISOCELL Bright HMX.

Sensori i kamerës është katër herë më i madh se sensori 48MP Sony IMX586. Imazhet e fotove janë 108MP janë me rezolucion 12032 x 9024 dhe vijnë me madhësi afro 40MB. Brenda, Mi MIX Alpha ka një procesor Qualcomm Snapdragon 855 Plus, me 12 GB RAM dhe 512 GB memorje.

Ai ka një bateri 4,050mAh dhe me mundësinë për lidhje 5G. Çmimi i aparatit ëshrtë i kripur pasi ai kushton 2800 dollarë amerikanë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *