Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania i vë 9 kushte Shqipërisë për negociatat, vendimi zyrtar më 26 shtator


Grupet parlamentare të CDU/CSU-së kanë vendosur për çelje negociatash me Shqipërinë pas plotësimit të kushteve. Vendimi i grupeve parlamentare është miratuar sot ndërsa zyrtarisht do votohet në seancën e së enjtes.

Përveç 9 kushteve, të cilat janë shprehur ditë më parë, Bundestag kërkon dialog sa më të shpejtë mes palëve politike për kapërcimin e krizës së thellë politike.

“Shqipëria është në një krizë të rëndë politike. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme” – thuhet në rezolutën e përbashkët të CDU/CSU dhe SDP.

Parlamenti gjerman do vendosë më 26 shtator për çeljen ose jo të negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Debati do zgjasë gjysmë ore dhe do transmetohet direkt. Në njoftimin e Bundestag, thuhet se në seancë do merret vendimi për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vendimi do merret në përfundim të seancës, thuhet më tej në njoftimin e parlamentit gjerman.

CDU/CSU e SDP pritej të votojë pro çeljes së negociatave pa kushte për Maqedoninë e Veriut dhe çeljes së negociatave me kushte për Shqipërinë. Shqipërisë i janë vendosur 9 kushte dhe çelja dopo bëhet vetëm pas plotësimit të tyre.

Kushtet e përmbledhura që pritet t’i vendosen Shqipërisë janë; procedime penale të shpejta për ata që janë përfshirë në blerje votash, një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërine e votimeve të 30 Qershorit dhe nëse urdhërohet përsëritja e këtyre zgjedhjeve ato të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor, ngritja dhe funksionimi i institucioneve të drejtësisë si SPAK, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, dënimi i zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *