Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Johanes Hahn ka reaguar për lëkundjet e tërmetit në Shqipëri nga i cili u lënduan qindra persona dhe u dëmtuan banesa të shumta.
Në një reagim në Twitter, Hahn shprehet i shqetësuar për lëkundjet e tërmetit dhe lëndimin e qytetarëve duke deklaruar se BE do ofrojë menjëherë ndihmë nëpërmjet mekanizmave të saj.
“I trishtuar dhe i shqetësuar të mësoja për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në Shqipëri të cilat kanë lënduar më shumë se 100 persona dhe kanë shkaktuar dëme serioze për infrastrukturën. BE ofron menjëherë ndihmë përmes ‘EU CivilProtection Mechanism”-shkruan Hahn.