Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset anija me emigrantë të jashtëligjshëm në Karaibe, tre të mbytur


Tre njerëz kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë u arrestuan mbrëmjen e së shtunës, kur një varkë e improvizuar u përmbys në Karaibe. Agjentët e Doganave dhe Patrullave të ShBA-së thanë se anija e improvizuar, kaloi mbrëmjen e së shtunës 38 emigrantë pa dokumente në bord.

Është ende e paqartë gjendja e migrantëve të tjerë, shkruan “ABC News”.

Zyrtarët publikuan pamjet nga vendi i ngjarjes të dielën në mbrëmje, ku shihej anijen e dëmtuar në breg. Ajo ishte pikturuar me ngjyrë blu dhe duket se ishte prej druri.

Ende nuk është zbuluar në media se nga ku ishte nisur anije apo se për ku ishte drejtuar.