Vendosni fjalën kyçe....

Shemben mbi njëra-tjetrën ballkonet e 3 kateve, 22 të plagosur në New Jersey (FOTO)


Tre ballkone të një ndërtese banimi janë rrëzuar mbi njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur 22 persona. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në New Jersey rreth orës 6 të pasdites së djeshme.

“Fox News” thotë se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.  21 prej të plagosurve janë dërguar për ndihmë mjekësore në të njëjtin spital, mes tyre dhe tre fëmijë.

Njëmbëdhjetë prej pacientëve janë liruar ditën tjetër, mes tyre dhe tre fëmijët. Ndërkohë një tjetër person është trajtuar në një qendër tjetër spitalore.

Një dëshmitare, Joann Devito tha se ishte ulur në ballkonin e saj përtej rrugës kur pa shembjen e ndërtesës përballë.

“Dëgjova një zhurmë, kështu që u ktheva dhe pashë të gjitha gjërat duke u rrëzuar. Pashë dy gra duke vrapuar dhe duke bërtitur. Ishte e tmerrshme.”, tha ajo.

Imazhet e publikuara në rrjet tregojnë tre ballkonet e shkëputura nga ndërtesa dhe drunjtë e copëtuar.

Rrëshqitjet dukej se kishin ardhur si pasjë e një mbivendosje të katit të katërt, i cili kishte mbetur i paprekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *