Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm mashkull e femër? BBC u thotë nxënësve të shkollave se ka më shumë se 100 gjini


“BBC” u thotë nxënësve të shkollave fillore se ka mbi 100 gjini, si pjesë e serisë së saj të videove “Teach”, teksa prindërit janë shprehur të shqetësuar.

“E dini, ka kaq shumë identitete gjinore,” deklaroi mësuesi i lëndës, duke iu përgjigjur pyetjes së një fëmije.

“Ne e dimë që kemi mashkull dhe femër, por ka mbi 100 gjini, në mos më shumë, identitete gjinore tani.” – shtoi mësuesi.

Videoja për nxënësit e shkollave të moshës 9-12 është pjesë e nëntë dokumentarëve  të rinj të mësimdhënies në “BBC”, të prodhuara si material mbështetës për programin mësimor personal, shoqëror dhe shëndetësor (PSHE) në shkollat ​​e Mbretërisë së Bashkuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *