Vendosni fjalën kyçe....

Aksident te stadiumi Dinamo, humb jetën këmbësorja


Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në kryeqytet, pranë stadiumit Dinamo.  Mësohet se një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar rrugën.

 Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur, fakeqësisht nuk ka mundur dot t’i mbijetojë kësaj përplasjeje.

Policia ndërkohë ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Benz” dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *