Vendosni fjalën kyçe....

“SHBA do e vuajë më shumë se kushdo këtë gjë” – Talebanët pas anulimit të takimit sekret nga Trump


Pas anulimit të takimit sekret mes presidentit amerikan Trump dhe talebanëve, këta të fundit kanë kërcënuar SHBA-në se ushtarët e saj do ishin ata që do e vuanin më shumë për anulimin e bisedimeve të planifikuara të paqes në Afganistan.

“Amerikanët do të vuajnë më shumë se kushdo tjetër për anulimin e bisedimeve,” tha zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, që ciohet nga Reuters.

Zëdhënësi paralajmëroi se anulimi i bisedimeve do të çonte në “humbje të mëtejshme të jetëve të ushtarëve amerikanë ” dhe tha që SHBA do të detyrohej të kthehej në bisedime herët a vonë. Ndërkohë, talebanët premtuan të vazhdojnë luftën e tyre derisa fuqitë e huaja të kryejnë një tërheqje të plotë nga Afganistani.

Sipas Mujahid, bisedimet kishin filluar pa probleme deri të shtunën, me qeverinë dhe militantët që kishin rënë dakord për bisedime zyrtare paqeje brenda Afganistanit në 23 Shtator.

Më herët presidenti amerikan Trump anuloi takimin sekret, duke konfirmuar se ai kishte anuluar atë pasi militantët morën përgjegjësi për një sulm vdekjeprurës me bomba në kryeqytetin afgan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *