Vendosni fjalën kyçe....

Shkëmbim të burgosurish mes Kievit dhe Moskës, gazetari rus kthehet në shtëpi: S’kam qenë kurrë aq nervoz


Gazetari rus Kirill Vyshinsky, i cili kaloi mbi një vit në një burg ukrainas, u kthye në shtëpi përmes një marrëveshjeje mes dy vendeve për shkëmbimin e të burgosurve.

Me të zbritur në Moskë, ai ndau emocionet që kaloi në avionin që e solli në shtëpi.

Vyshinsky, drejtuesi i agjencisë së lajmeve RIA Novosti Ukrainë, ishte në mesin e 35 personave që u mbajtën në burg nga Kievi dhe u shkëmbyen sot për një numër të barabartë të burgosurve në Rusi.

“Unë nuk kam qenë kurrë kaq nervoz. Njerëz të ndryshëm po më thërrasin, duke më uruar, kaq shumë emocione”, u tha Vyshinsky gazetarëve, citon “RT“.

Unë e di se si të gjithë ju u shqetësuat për mua dhe shumë faleminderit për këtë. Ndjeva se nuk isha vetëm, ndjeva se kisha njerëz që më kujtonin, të cilët përpiqeshin të bënin diçka për mua. Jo sepse jam Kirill Vyshinsky, por sepse jam gazetar.”, tha Vyshinsky.

Autoritetet ukrainase e akuzuan gazetarin për përhapjen e informacioneve të rreme, si dhe për mbështetjen e republikave të vetëshpallura të pavarura të Donetsk dhe Lugansk. Ai kaloi mbi një vit në paraburgim, megjithatë u lirua me kusht të mërkurën e kaluar.

Vyshinsky ka mohuar me forcë të gjitha akuzat, duke këmbëngulur që ai ishte vënë në shënjestër thjesht sepse kishte bërë punën e tij si gazetar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *