Vendosni fjalën kyçe....

Gent Cakaj ngatërron përvjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës


5 shtatori është dita kur përkujtojmë shenjtërimin e Nënë Terezës dhe sot nuk kanë munduar mesazhe dhe imazhe të humanistes shqiptare në rrjetet sociale.

Nuk mbeti politikan pa përmendur këshillat e shenjtores Nënë Terezë, madje as Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në detyrë.

Por ndryshe nga kolegët e tij, ai ka bërë një gabim në llogaritje, duke shkruar se sot është pesëvjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës.

Ndërkohë që i mjaftonte vetëm një kërkim në motorin e kërkimit “Google”, për të kuptuar se data kur Nënë Tereza u shpall shenjtore është 5 shtatori i 2016-ës. Dhe kjo datë është e fiksuar botërisht.