Vendosni fjalën kyçe....

450 mijë afrikano-jugorë nëshkruajnë peticionin, duan rikthimin e dënimit me vdekje


Mbi 450,000 afrikano-jugorë kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që të rivendoset dënimi me vdekje, pas disa vrasjeve të profilit të lartë dhe dhunës së përhapur.

Fushata nisi pasi një studente, Uyinene Mrwetyana, u përdhunua dhe u vra në një zyrë postare në Cape Town. Themeluesi i lëvizjes përmendi disa vdekje të tjera të profilit të lartë, duke përfshirë vrasjen e vitit 2013 të modeles Reeva Steenkamp, ​​e cila u qëllua për vdekje nga i dashuri i saj Oscar Pistorius.

“Ne si lëvizje duhet të gjejmë zërin tonë për të rikthyer dënimin me vdekje për krime kundër grave dhe fëmijëve me shpresën për të shpëtuar këtë vend të madh,” thuhet në peticion.

Statistikat më të fundit të krimeve zbulojnë se kishte 20,336 vrasje në Afrikën e Jugut mes Prillit 2017 dhe Marsit 2018, një rritje prej 7 përqind në krahasim me një vit më parë. Kjo e çon numrin e vrasjeve në vendt në 57 në ditë.

Trupi i 19-vjeçares Mrwetyana u gjet të hënën. I dyshuari, një punonjës i postës, është paraqitur në gjykatë i akuzuar për vrasjen e saj.

Afrika e Jugut hoqi dënimin me vdekje pas rënies së aparteidit, kur Gjykata Kushtetuese vendosi se ajo ishte në konflikt me kushtetutën e vendit të vitit 1994.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *