Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi i anijes në flakë në Kaliforni, zjarrfikësit gjejnë 8 trupa të pajetë


Pas zjarrit që përfshiu një anije në Santa Cruz, autoritetet kanë gjetur 8 trupa të pajetë, katër prej të cilëve kanë arritur t’i marrin.

Sherifi Bill Broën tha në një konferencë për shtyp, s në momentin kur shpërtheu zjarri kanë qenë 39 persona në anije. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

“Katër trupa kemi marrë deri më tani – dy meshkuj dhe dy femra të rritur – dhe katër trupa të tjerë janë zbuluar në sipërfaqe të detit”, tha ai.

“Varka mbetet e paqëndrueshme dhe ne nuk jemi të sigurt kur do të jemi në gjendje t’i rimarrim ato trupa që ndodhen në sipërfaqe të detit apo dhe ndonjë tjetër që mund të jetë në anije”, vijoi ai.

Shërbimet e rojeve bregdetare morën një telefonatë në orën 03:30, ku iu tha se një varkë ishte përfshirë nga flakët. Sipas raportimeve, disa pasagjerë mund të jenë bllokuar nën kuvertë.

Ata që shpëtuan nga zjarri mund të kenë qenë duke fjetur në kabinën kryesore të varkës. Ata ishin zgjuar dhe ishin hedhur nga varka përpara se të mbërrinte një anije për t’i shpëtuar. Një nga të mbijetuarit ka lëndime të lehta. Zjarrfikësit nuk ishin në gjendje të hipnin në anije për shkak të flakëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *