Vendosni fjalën kyçe....

Turma prej 250 vetash rreh për vdekje mjekun indian, nuk erdhi në kohë të shpëtonte pacienten


Një turmë prej 250 vetash në shtetin indian të Assam ka rrahur dhe vrarë një mjek të moshuar. Siç shkruan “RT“, mjeku u akuzua nga ata se kishte dështuar të shpëtonte një punonjëse çaji pasi nuk ndodhej në spital.

Shoqata Mjekësore Indiane, shoqata më e madhe e mjekëve dhe stafit mjekësor në Indi me mbi 3 milion anëtarë, ka bërë thirrje për protesta për ditën e martë.

75-vjeçari Deven Dutta, një mjek i njohur u vra nga një turmë prej 250 vetash dhe më pas vdiq për shkak të plagëve të rënda.

Skenat e tmerrshme ndodhën në një spital, pasi një grua e cila punonte në një ndërmarrje çaji, mbërriti atje në gjendje kritike për jetën. 33-vjeçarja kishte nevojë për ndihmë urgjente mjekësore, por në ato momente as Dutta dhe as ndonjë mjek tjetër apo farmacist nuk gjendeshin.

Gruaja  mbeti në kujdesin e një infermiereje, e cila fatkeqësisht nuk arriti dot ta shpëtonte atë.

Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e gruas dhe se çfarë mund të ishte bërë për ta shpëtuar, por kolegët e saj nuk humbën kohën për të fajësuar mjekun, i cili arriti në spital në orën 3:30 të mëngjesit, më shumë se tre orë pasi gruaja e sëmurë ishte shtruar.

Kur mbërriti, dhjetëra punëtorë të irrituar e goditën 75-vjeçarin, duke e rrahur për vdekje. Ata e mbyllën në dollap në një dhomë të spitalit, që ai të mos mund të merrte vetë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia u thirr në vendngjarje dhe hyri në dhomë, duke arrestuar 21 persona. Por, mjeku ishte në një gjendje kaq të keqe sa ndërroi jetë disa orë më vonë.

Incidenti ka shkaktuar zemërim në komunitetin mjekësor indian. Forumi i Mjekëve në Bengalin Perëndimor e denoncoi aktin brutal të hakmarrjes si një “vrasje të dhunshme” dhe u ankua se incidente të tilla janë bërë “mënyrë jetese” për mjekët e vendit të cilët “nuk vlerësohen më në Indi”.

“Dekada shërbimi, ndihma jashtë orarit, këshilla për pacientët që mjeku Dutta kishte dhënë, u harruan nga një moment i pamjaftueshmërisë së shërbimit.”, thuhej në njoftim.

Dutta e kishte kaluar prej shumë kohësh moshën e pensionit, por nuk pushoi së punuari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *