Vendosni fjalën kyçe....

Cilët janë dy prokurorët që do hetojnë Dosjen 184 (Shit-blerja e dyshuar e votave në Dibër)


Prokurori Rifat Kojku

Pas shpalljes së mungesës së kompetencës nga Prokuroria për Krime të Rënda për dosjen nr.184, të shitblerjes së dyshuar të votave në Dibër, zbardhen emrat e 2 prokurorëve që do vazhdojnë hetimin.

Ata janë Rifat Kojku dhe Belina Zeneli të Prokurorisë së Dibrës. Të dy prokurorët janë caktuar nga drejtuesja e kësaj prokurorie, Esmeralda Cani, e cila kishte marrëdhënie familjare me personat nën hetim (Arben Keshin) dhe si rrjedhim nuk mund t’i hetojë.

Media gjermane “Bild” publikoi 10 përgjime nga dosja 184, e cila ka materiale në lidhje me shit-blerjen e votës në Dibër në vitin 2016, ku në biseda mes tyre janë të përfshirë, ministra, ish-ministra, drejtora policie, njerëz të krimit dhe qytetarë.

Në përgjimet e publikuara janë evidentë zërat e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrit Damian Gjiknuri, ish-ministrit Saimir Tahiri dhe deputetë të tjerë socialistë. /Hashtag.al