Vendosni fjalën kyçe....

Del në rrjet dokumenti me 266 faqe, dyshohet se ka emrat e zyrtarëve të administratës që kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’ të PS-së


Një dokument prej 266 faqesh është publikuar në rrjetet sociale.

Dokumenti dyshohet se përmban listën e personave që kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’, që është denoncuar se mbikëqyr pëlqimet dhe reagimet e punonjësve të administratës lidhur me veprimtarinë e qeverisë.

Lista në fjalë përmban emra që janë pjesë e administratës si mjekë, infermierë, pedagogë, punonjës të tatimeve e doganave, policisë e personash në organet e drejtësisë.

Aplikacioni është denoncuar më herët nga PD-jae PL-ja, sipas të cilave aplikaconi në fjalë është terror e shantazh ndaj administratës.