Vendosni fjalën kyçe....

Mes negociatash me SHBA-në talibanët sulmojnë forcat qeveritare 15 viktima


Talibanët nisën një sulm në shkallë të gjerë sot në Kunduz, një nga qytetet kryesore të Afganistanit, duke vrarë të paktën 15 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 75 të tjerë.

Ky sulm vjen teksa talibanët janë në negociata me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës.

Militantët, të cilët kanë kërkuar që të gjitha forcat e huaja të largohen nga Afganistani, tani kontrollojnë ose mbajnë rreth gjysmën e vendit dhe janë në periudhën e tyre më të fortë që nga vitit 2001.

Sulme të tilla si ai i sotmi, shihen si forcim i pozitës së tyre negociuese.

Një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksplozivin e tij në kryqëzimin kryesor në Kunduz pas disa orësh përplasje me forcat afgane të sigurisë. Shpërthimi vrau 10 njerëz dhe plagosi pesë të tjerë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi.

Talibanët morën përsipër përgjegjësinë për sulmin, që ndodhi pasi ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm vizituan Kunduz dhe pohuan se forcat afgane kishin zmbrapsur sulmuesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *