Vendosni fjalën kyçe....

“Jonas Brothers” ndërpresin koncertin, fansat këndojnë vetë (VIDEO)


Entuziazmi përfundoi për tifozët kur “Jonas Brothers” ndërprenë koncertin e tyre në Toronto. Pas shfaqjes, ata sqaruan përmes një postimi në “Twitter” se shkak ishin bërë vështirësitë teknike.

“Toronto na vjen shumë keq që nuk mundëm t’i interpretojmë dy këngët tona të fundit. Fatkeqësisht kemi pasur një vështirësi të paparashikuar teknike dhe ekipi ynë i prodhimit këshilloi që t’i jepnim fund shfaqjes. Faleminderit të gjithëve që erdhët sonte! Ne ju duam kaq shumë! ”, thuhej në postimin e Nick, Kevin dhe Joe.

Por videot e publikuara në rrjetet sociale, tregojnë se fansat nuk u larguan por i kënduan vetë dy këngët e fundit, që nuk mundën dot t’i dëgjonin të kënduara nga idhujt e tyre.

“Fox News” shkruan se banda vendosi të kthehej përsëri në koncert mbrëmjen tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *